Workshops and Events
Konferenca e Barinjve Shqiptarë 2026

Tema e këtij viti ishte “Të Bashkuar në Krishtin: Zhvillimi i Unitetit në Shërbesën e Ungjillit.” Kjo është një temë e rëndësishme që vjen drejtpërdrejt nga Shkrimi i Shenjtë dhe na sfidon që të luftojmë për unitetin e vërtetë të themeluar në Fjalën e Zotit. Pjesëmarrësit u inkurajuan nga mësimet e folësve dhe u sfiduan që të përpiqen të mbajnë kishën e bashkuar për të përmbushur porosinë e madhe: Të bëjmë dishepuj dhe të shpallim ungjillin kudo.
Këto foto pasqyrojnë një pjesë të konferencës. Deri në konferencën e radhës le të lutemi për njëri tjetrin dhe të jemi pranë njëri tjetrit në sfidat dhe gëzimin që Zoti na jep duke na lejuar të jemi të dërguarit e Tij në botën e Tij.
Një nxitje nga Fjala e Perëndisë që është aktuale me temën e konferencës dhe me gjendjen e kishës:
34Po ju jap një urdhërim të ri: ta doni njëri-tjetrin; sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.
35Prej kësaj do t’ju njohin të gjithë që jeni dishepujt e mi, nëse keni dashuri për njëri-tjetrin.
Gjoni 13:34–35

Materiale shtesë