3,000 lekëShiko librin Doktrina Biblike
John MacArthur dhe Richard Mayhue
nga Charles Spurgeon
"LAVDI Perëndisë në vendet më të larta", ishte një këngë e vjetër për engjëjt; ata e kishin kënduar atë melodi para themelimit të botës. Por, tani, ata…
Libraria e Qendrës Stefan
Tiranë
Rreth librit
"LAVDI Perëndisë në vendet më të larta", ishte një këngë e vjetër për engjëjt; ata e kishin kënduar atë melodi para themelimit të botës. Por, tani, ata kënduan sikur të ishte një këngë e re para fronit të Perëndisë dhe në veshët e njerëzve të vdekshëm, sepse shtuan këtë strofë, "dhe mbi tokë paqe". Ata nuk kënduan kështu në Kopshtin e Edenit. Kishte paqe atje, por dukej se ishte një çështje e natyrshme dhe se ishte një gjë që mezi kishte nevojë të përmendej në këngën e tyre. Kishte më shumë se paqe atje, sepse kishte edhe lavdi Perëndisë. Por njeriu kishte rënë dhe që nga dita kur Zoti Perëndi e dëboi nga Edeni dhe vendosi kerubinët me një shpatë flakëruese që kthehej nga çdo anë, për të ruajtur rrugën e pemës së jetës, nuk kishte pasur paqe në tokë, përveçse në gjoksin e besimtarëve, të cilët kishin marrë paqe zemre dhe ndërgjegjeje edhe nga premtimi i Mishërimit të Krishtit.