Ungjillizim & apologjetikë

Zot, Gënjeshtar apo i Çmendur

nga Josh McDowell, Sean McDowell

Falas
Ku mund ta blesh

Libraria e Qendrës Stefan
Tiranë

Autori
Josh McDowell, Sean McDowell
Botues
Albpaper
Viti i botimit
2009
Formati
Libër
Kategoria
Ungjillizim & apologjetikë

Rreth librit

Përshkrimi

Ai mendonte se Krishterimi ishte një mashtrim. Pastaj kjo ia ndryshoi jetën. Skeptiku Josh McDowell mendonte se të krishterët ishin të çmendur. Ai i tallte dhe i fyente ata, pastaj vendosi t'i luftonte ata me hulumtimin e tij të fuqishëm për të hedhur poshtë pretendimet e Jezu Krishtit. Për habinë e tij, ai zbuloi se provat sugjeronin pikërisht të kundërtën – se Jezusi, në vend që të ishte thjesht një zdrukthëtar hebre i shekullit të parë, ishte shumë më tepër. Josh vazhdoi të shkruante këtë libër frymëzues mbi apologjetikën e krishterë, Zot, Gënjeshtat apo i Çmendur, i cili ka shitur mbi 16 milionë kopje dhe ka transformuar jetë të panumërta. Tani, në këtë botim të rishikuar dhe të përditësuar, Joshit i bashkohet djali i tij, Sean McDowell, ndërsa ata trajtojnë pyetjet që brezi i sotëm vazhdon të bëjë:

  • "Si ta gjej lumturinë dhe kuptimin në jetë?"
  • "A është vërtet e mundur të dish të vërtetën për Zotin dhe Jezusin?
  • "Si mund të jetë Jezusi e vetmja rrugë?"

Pavarësisht nëse je një cinik shpirtëror apo një i krishterë prej kohësh, përjeto një perspektivë të re mbi besimin përmes këtij klasiku bestseller dhe të përjetshëm mbi atë se kush është në të vërtetë Jezusi.